Ndërtuar mbi metodologjinë e metru.
trutwin është app i qendrës së thirrjeve që trajnon gjuhën gjermane dhe aftësitë e buta përmes trajnimit te telefonatave me klientë.
Platformë web live - app mobile së shpejti.

Industria BPO në Kosovë po rritet. Agjentët duhet të rriten bashkë me të.
750€ - 1,500€
paga mujore tipike për shumicën e punonjësve në call centers në Kosovë.
German Economic TeamMundësia është këtu. Ajo që mungon, është përgatitja.
Hendeku mes trajnimit dhe telefonatës së parë reale.
Trajnimi klasik mëson gjuhën. Por puna në qendër thirrjesh kërkon më shumë: strukturë, disiplinë, qetësi nën presion dhe aftësi për të trajtuar klientë të vërtetë me probleme të vërteta.
Agjenti i ri e mëson punën "mbi klientin e vërtetë" - momenti më i shtrenjtë për çdo kompani.
Onboarding-u i gjatë kushton para dhe humb klientë.
Agjentët që nuk avancohen me trendet, rrezikojnë vendin e punës.
Askush nuk duhet ta bëjë telefonatën e parë të vërtetë pa qenë i gatshëm.
Si funksionon trutwin
Metodologji e provuar. Tani e automatizuar.
trutwin nuk është eksperiment. Është digjitalizimi i metodologjisë së TruAcademy - e cila që nga viti 2025 ka trajnuar dhe punësuar mbi 100+ studentë në sektorin BPO.
Hapi 1 nga 6
Auto
Kyçu dhe vendos statusin "Gati"
Si në një qendër të vërtetë thirrjesh.
Një platformë. Dy rrugëtime.
Për studentët (TruAcademy)
Rruga nga klasa te paga e parë. Praktiko me klientë AI në gjermanisht, ndërto disiplinën e punës reale dhe hyr në sektorin BPO i përgatitur - jo i frikësuar.
Për kompanitë BPO
Agjentët që rriten, nuk largohen - dhe nuk mbeten prapa. Përdor trutwin për onboarding më të shpejtë, avancim të vazhdueshëm dhe agjentë që i përshtaten trendeve para se trendet t'i zëvendësojnë.
Gjithçka që ka një qendër e vërtetë thirrjesh. Pa rrezikun e saj.
Klientë AI me personalitete realiste
Nga miqësor te i zemëruar, nga i moshuar te i paduruar. Çdo thirrje ndryshe.
Disiplinë reale pune
Statuset (Gati, Në thirrje, Pas thirrjes, Pushim), radha automatike, KPI si AHT dhe FCR.
Bibliotekë projektesh sipas industrive
Telekomunikacion, energji, e-commerce. Studenti ose administratori zgjedh projektin.
Vlerësim automatik i cilësisë
Çdo thirrje vlerësohet sipas strukturës dhe rregullave të përputhshmërisë. Verifikimi i harruar = thirrje e dështuar.
3 këshilla + flashcards në meTru
Cikli i mbyllur nga simulimi te përsëritja e hapësuar. Askush tjetër nuk e ofron këtë.
Panel për instruktorë dhe menaxherë
Kush është në thirrje, si po ecën secili, ku janë dobësitë, progresi javor.
100% web app
Asnjë instalim, asnjë harduer special. Vetëm shfletues dhe kufje. Gati për klasë, zyrë apo trajnim në distancë.
Të tjerët premtojnë. Ne kemi dëshmuar.
Metodologji e provuar
100+ studentë të trajnuar dhe të punësuar nga TruAcademy që nga viti 2025. trutwin e shndërron këtë metodologji në teknologji.
I pari i këtij lloji në Kosovë
Simulatori i parë AI për qendra thirrjesh, i ndërtuar këtu, për tregun tonë dhe tregjet DACH.
10 vjet përvojë operacionale në BPO
Platforma është ndërtuar nga njerëz që kanë kaluar nëpër çdo rol - agjent, team leader, menaxher operacionesh.
E vetmja me shkencë të mësuari
Integrimi me meTru siguron që çdo gabim bëhet mësim dhe çdo mësim mbahet mend.
Nga Kosova, për tregjet evropiane.
trutwin fillon me studentët e TruAcademy dhe partnerët BPO në Kosovë. Hapi tjetër: kompanitë që shërbejnë tregjet gjermanofolëse, pastaj rajoni. Qëllimi ynë është i thjeshtë: që çdo agjent i ri të hyjë në punë i përgatitur, dhe çdo agjent ekzistues të rritet bashkë me industrinë.